Grenell emërohet Drejtor i Inteligjencës Kombëtare
Richard Grenell është emëruar Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare në Washington DC.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka zyrtarizuar Richard Grenell si Drejtor në detyrë të Inteligjencës Kombëtare në Washington DC.
Ai konfirmoi lajmin e prestigjiozes “New York Times” që kishte raportuar për emërimin e Grenellit duke u bazuar në burime të saj. Trump e zyrtarizoi vendimin me një postim në Twitter.
“Kam kënaqësinë të lajmërojë që Ambasadori shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell do të jetë Drejtor i Inteligjencës Kombëtare. Rick e ka prezantuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi po pres që të punojë më të. Dua ta falëndëroj Joe Maguire për punën e mrekullueshme që ka bërë dhe ne do të punojmë edhe me atë, ndoshta në një pozitë tjetër brenda administratës!”, shkroi Trump.
Grenell e mori pozitën nga Joseph Maguire i cili kishte shërbyer në rol pas dorëheqjes në verën e shkuar nga Dan Coats, ish senator republikan nga Indiana.
Grenell në rolin e emisarit për Kosovën, arriti dy marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, atë për transportin ajror dhe një tjetër për hekurudhat.