Grenell e Kosnet arrijnë në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje
Orë më parë u bë e ditur se i dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të takohet sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atë të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.
Takimin e parë do ta zhvillojë me Albin Kurtin në selinë e Vetëvendosjes në Prishtinë, dhe këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij subjekti, Arlind Manxhuka.
Tani në selinë e Lëvizjes Vetëvendosjes sapo ka arritur emisari i Trumpit, Richard Grenell. Ai ka qenë i shoqëruar me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.
FakePlus do të iu mbajë të informuar rreth takimit i cili po zhvillohet në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, se çka do të flitet aty, gjithashtu edhe takimin e Gernell me subjektet tjera politike në Kosovë
Njeriu i Trumpit sot takohet me liderët e subjekteve politike në Kosovë