Gratë e politikanëve që do të mbesin pa punë nëse sot anulohet konkursi i noterisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me të marrë udhëheqjen e këtij dikasteri ka paralajmëruar se do të anulojë procesin e emërimit të 79 noterëve për 35 komunat e Kosovës, proces ky i nisur më 23 korrik të vitit të kaluar, katër ditë pas dorëheqjes së ish- kryeministrit Ramush Haradinajt.
I gjithë ky proces ishte kundërshtuar ashpër jo vetëm nga shoqëria civile e Kosovës, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Ministri i Drejtësisë në atë kohë Abelard Tahiri, nuk kishte përfillur thirrjen e Zyrës së BE-së në Kosovë, e cila kërkoi që Qeveria në largim të mos marrë kurrfarë vendimi lidhur me procesin e emërimit të noterëve të rinj, shkruan FaktePlus.
Kjo për shkak se në media ishte raportuar se rreth 200 emra që kishin kaluar testin me shkrim, prej tyre 60 ishin kandidatë që kanë lidhje me politikën dhe sistemin e drejtësisë.
Ndërsa, ish- ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, konkursin për noterë e ka cilësuar si pjesë të reformës “Drejtësia 2020”, duke konsideruar se procesi deri tash është udhëhequr në bazë të meritokracisë.
“Deri më tani procesi është udhëhequr sipas bazës ligjore që ka përcaktuar mënyrën e dhënies së provimit të noterisë, përfshirë emërimin e komisionit dhe definimin e procedurave për këtë qëllim. Në parim, secili qytetar i Republikës së Kosovës që ka plotësuar parakushtet themelore, nga secili komunitet ka pasur të drejtën kushtetuese që të jetë pjesë e provimit dhe mbi këtë temë nuk mund të ketë asnjë kriter tjetër përveç asaj që ka përcaktuar ligji”, ka thënë ai.
Ndërsa, sot pritet që ministrja Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media ta anulojë komplet konkursin për noterët e rinj.
E, me anulimin e këtij konkursi, të afërm madje, edhe gra të politikanëve do të mbesin pa punë.
Në media, ishte publikuar edhe lista e personave që kanë lidhje familjare me politikën dhe sistemin e drejtësisë.
Kandidatët për noterë – Lidhjet e tyre me politikën dhe sistemin e drejtësisë:
1.Gentiana Bajraktari – e reja e Nehat Idrizit- kryetar i Komisionit për Provimin e Noterisë;
- Florida Kostanica – familjare e Merita Kostanica, anëtare e Komisionit
- Mimoza Gashi – gruaja e dekanit të Juridikut, Haxhi Gashi, vajza e ish-kandidatit për kryetar të Istogut nga PDK-ja, Beqir Sadikaj;
- Fatmire Jerliu – bashkëshortja e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi;
- Merita Stublla – kunata e këshilltares së kryeministrit, Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla;
- Ariana Demolli, vajza e ish-ministrit, Haki Demolli (LDK);
- Shqipro Sejdiu – djali i ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu;
- Sami Istrefi – avokat shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë;
- Simenana Beshi- vajza e Ali Riza Beshi, kryetari i Odës së Noterëve;
- Floriana Rugova – zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë, pjesë e Këshillit Drejtues të PDK-së;
- Qëndresa Muriqi-Mekaj – e reja e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj;
- Migjen Mekaj – djali i gjyqtares Nushe Kukaj Mekaj (i afërm i Salih Mekaj, po ashtu);
- Zymer Metaj – kryetar i Gjykatës në Pejë, dega Istog;
- Fatmire Dobruna – gruaja e ish-kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna;
- Shemsije Istogu-Ladrovci – bashkëshortja e Ramiz Lladrovcit nga PDK-ja;
- Arta Maliqi – vajza e gjyqtarit Naser Maliqi;
- Gjyljeta Izmaku-Rama- bashkëshortja e deputetit Rafet Rama (PDK);
- Suzana Kuçi – vajza e noteres Vizhdane Kuçi;
- Shkelzen Ademi – djali i noterit Isak Ademi;
- Arnis Dumani – djali i noterit Skender Dumani;
- Tea Blakaj – këshilltare e jashtme e ministrit Abelard Tahiri;
- Arben Mjeku – djali i noterit Afet Mjeku;
- Fatlum Mjeku – djali i noterit Afet Mjeku;
- Besnik Feka – gjyqtar në Vushtrri;
- Floransa Sahiti – bashkëshortja e ish-shefit të Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti;
- Erdon Gjinolli – sekretar i Odës së Noterëve;
- Sheremet Livoreka – djali i noterit Hebib Livoreka;
- Mimoza Zabeli – vajza e Gani Zabelit, gjyqtar në Gjykatën e Apelit;
- Delvina Rexhepi – familjare e ish-ministrit Fatmir Rexhepi;
- Bekim Reçica, vëllai i Betim Reçicës, sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës;
- Feim Maliqaj – zyrtar i Ministrisë së Kulturës, anëtar i PDK-së;
- Valon Kashtanjeva – zyrtar qeveritar, djali i ish-gjyqtarit Vehbi Kashtanjeva;
- Alban Rrecaj – i biri i noterit Naim Rrecaj;
- Faton Thaçi – anëtar i familjes Thaçi;
- Blerta Dobra – e reja e Jetullah Gecajt (PDK);
- Ekrem Salihi – ish-anëtar i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit;
- Ekrem Dreshaj – familjar i ministrit, Uran Ismaili (PDK);
- Ferdinand Radi- i biri i përmbaruesit Gjokë Radit;
- Emine Sherifi-Lubiniqi- përmbaruese;
- Fatlinda Shala – vajza e përmbaruesit Isak Shala;
- Erblina Krasniqi-Prishtina – gruaja e pronarit “Trepharm”;
- Ali Selimi – familjar i Nehat Idrizit;
- Artan Bunjaku – i biri i Ramadan Bunjakut- noter;
- Veton Zeqiraj – djali i gjyqtarit Shaban Zeqiraj- Suharekë;
- Luljeta Plakolli – Kosumi- profesoreshë në Fakultetin Juridik;
- Besnik Feka- gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë;
- Fatos Kuçi – djali i noteres Vizhdane Kuçi;
- Arta Maliqi Syla – vajza e gjyqtarit Naser Maliqi;
- Emine Hyseni – gruaja e profesorit të juridikut, Flamur Hysenaj (punon në OJQ Norma, ku kryetari i Komisionit për Provim të Noterisë, Nehat Idrizi, mban trajnime);
- Ardone Bahtiri- bashkëshortja e Bedri Bahtirit, zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë;
- Vlora Spahiu-Kadriu (provimin e Jurisprudencës e ka kaluar në maj 2019), vajza e gjyqtarit, Berat Spahiu;
- Mustafë Haxhiu- rreth moshës 64-vjeçare (pensionimi në moshën 65-vjeçare vlen edhe për noterët);
- Miodrag Paviq- gjyqtar;
- Blerim Baloku – përmbarues (djali i avokatit Gëzim Baloku).
- Nexhat Pireva- hetues policor, djali i pronarit të kompanisë ‘Magjistrala’që është donator i PDK-së;
- Ridvan Kajtazi- hetues në Inspektoratin Policor;57. Artan Bunjaku- i biri i noterit Ramadan Bunjaku;
- Arnis Dumani- i biri i noterit, Skender Dumani;
- Dardan Çela- Agjencia Kundër Korrupsion;
- Labinotë Kashtanjeva-asistente ekzekutive në Ministrinë e Integrimeve që udhëhiqet nga PDK;
- Isuf Jahmurataj -zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë;
- Zana Bejta- IPKO (anëtarja e komisionit Merita Kostanica është ish-punëtore e IPKO);
- Xhylizare Selimi Dushi – mike e afërt e anëtares së komisionit, Merita Kostanica (një gjë e tillë dëshmohet edhe në profilin e Kostanicës në Facebook);
- Florent Maliqi- PDK;
Lidhur me procesin e emërimit të noterëve kishte reaguar edhe Unioni Ndërkombëtar i Noterëve, si dhe Oda Federale e Noterëve të Gjermanisë./FaktePlus