Gratë dhe lojërat e fatit: Dita që fitova 127 mijë paund ishte dita më e keqe e jetës sime
Një fushatë ndërgjegjësimi ka filluar në Mbretërinë e Bashkuar, kjo fushatë ka për qëllim të mbështesë rreth një milion gra që vuajnë nga varësia ndaj lojërave të fatit.
Organizata bamirëse “Gamble Aware” thotë se disa njerëz mund të mos i vërejnë shenjat paralajmëruese të varësisë ndaj lojërave të fatit, ose mund të ndjejnë shumë turp dhe ndjehen të stigmatizuar për të kërkuar ndihmë.
Vlerësimet që vijnë nga një sondazh i insitutit YouGov, i cili ka intervistuar 9,649 gra, duke përdorur Indeksin e ashpërsisë së problemit të bixhozit tregon, se rreth 500 mijë gra në Britaninë e madhe mund të jenë të varura nga bixhozi.
Në anën tjetër fushata vetëdijësuese mbi këtë problem do të zgjasë deri në mars në të kanalet televizive, rrjetet sociale sociale dhe dixhitale.
Lisa Walker, një 49 vjecare, nga Rainham në lindje të Londrës, luftoi me varësinë kompulsive të bixhozit për më shumë se një dekadë. Zakoni i saj u përshkallëzua në fund të të 20-tave, pasi fitoi një shumë të madhe parash duke luajtur poker.
“Fitova mbi 127,000 paund në një natë. Ajo ishte nata më e keqe e jetës sime, sepse atëherë varësia ime filloi të dilte jashtë kontrollit.
“Kazinoja donte të kthehesha dhe më ofruan gjithçka që doja – pije e ushqime falas, për të më joshur”.
Ajo thotë se shkonte shpesh atje, si dhe futej në sallën lokale të bingos dhe dyqanin e basteve, për të ushqyer atë që ishte bërë një zakon i dëmshëm.
“Shumicën e ditëve mendoja për lojërat e fatit dhe shumicën e ditëve luaja kumar. Varësia ime arriti në një fazë ku nuk kisha më asnjë qindarkë.”