Gramoz Vokrri takohet me Paolo Maldinin
Legjenda e Milanit, Pauolo Maldini, është takuar me djalin e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, Gramozin.
Skuadra e Milanit ka mbërritur sot në Kosovë ku do të takohet në një ndeshje miqësore me kampionin e Kosovës, Feronikelin.
Përveç yjeve të skuadrës, në Kosovë kanë ardhur edhe legjendat e klubit. Në mesin e tyre është edhe ish mbrojtësi italian, Paulo Maldini.
Vokrri dhe Maldini ishin njohur dhe kishin pasur kontakte. Me vizitën ne Kosovë , ai nuk la pa e ftuar Gramos Vokrrin për takim, teksa kanë biseduar rreth futbollit vendor dhe mundësitë e bashkëpunimit me Milan.
Vokrri e ka njoftuar Maldinin lidhur me rrjedhat e futbollit, potencialin dhe qëllimet e këtij sporti.
Ndryshe, ndeshja mes Feronikelit dhe Milanit zhvillohet sonte(e shtunë) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim prej orës 20:45.