Grabitje me armë në Fushë Kosovë e Prishtinë
Një shtetas i huaj ka pësuar nga dy të pa njohur, të cilët ia kanë grabitur dy telefona.
Të njëjtit edhe e kanë sulmuar fizikisht viktimën.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personi në fjalë ka pranuar tretmanin mjekësor.
“Viktima mashkull shtetas i huaj ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur me ç’rast ia kanë grabitur dy telefona. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Tutje për një grabitje tjetër është raportuar në Fushë Kosovë. Kjo grabitje është kryer nën kërcënimin e armëve, meqë rast dy personave iu është grabitur protofolat.
“ Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa ishin në një lokal dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e armëve ua kanë grabitur portofolat në të cilët kishin para dhe dokumente personale dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh./FaktePlus