Grabitje e armatosur në Prishtinë
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se më 28 të këtij muaji, pas mesnatës, saktësisht në orën 00:46 ka ndodhur një grabitje e armatosur në Prishtinë.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një person i maskuar dhe nën kërcënim të armës ia ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim t panjohur”, thuhet në raport.
Policia tutje bën të ditur se nuk ka të lënduar./FaktePlus