Grabitja shkon keq, shitësi i thyen gjashtë shishe në kokë hajdutit
Grabitja i ka shkuar jo sipas planit një burri në Kinë i cili ka pësuar lëndime të rënda nga shitësi i dyqanit.
Burri u drejtua me një thikë në dorë në një dyqan ushqimesh në dhe i kërkoi shitësit që t’i dorëzonte të gjitha paratë.
Shitësi refuzoi të kryente këtë veprim dhe iu kundërpërgjigj duke i thyer gjashtë shishe birrash në kokë.
Më pas shitësi është larguar nga dyqani dhe ka lajmëruar policinë, e cila sipas raportimeve ka mbërritur në kohë rekord dhe ka arrestuar grabitësin.