Grabitet një qendër tregtare në Prizren
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një qendër tregtare, e cila ndodhet në rrugën “Sheh Emini” në qytetin e Prizrenit.
Kjo grabitje ka ndodhur dje në rreth orës 3:00 mëngjesit, me ç’rast tre persona të panjohur pasi kanë thyer arkën kanë marrë edhe një shumë parash.
“Në një qendër tregtare është raportuar se tre persona të panjohur pasi kanë thyer arkën, aty kanë vjedhur një shumë parash”, njofton policia.
Bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke trajtuar rastin në fjalë, por ende nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar./FaktePlus