Google e shfaq edhe zyrtarisht Pixel Fold në një video të re ‘teaser’
Google I/O është konferenca vjetore e zhvilluesve të Google, por këtë vit duket sikur është rrëmbyer plotësisht nga krahu i prodhimit të pajisjeve të kompanisë. Sipas shumë informatave të fundit, gjigandi i motorit të kërkimit do të përdorë eventin që më në fund të prezantojë një grup pajisjesh të reja, si Pixel Fold, Pixel Tablet dhe Pixel 7a.
Dhe tani vet Google e ka konfirmuar se Pixel Fold do të prezantohet në I/O-në e këtij viti, event i cili do të mbahet me 10 maj. Kompania e postoi një video “teaser” në llogarinë e tyre në Twitter, duke zbuluar shumë detaje për të gjithë entuziastët e saj.
Imazhet e rrjedhura nuk e kanë më asnjë kuptim, kjo pasi vetë prodhuesi thjesht shfaq telefonin në këtë mënyrë rreth një javë përpara zbulimit të madh. Google ka ndjekur një strategji të ngjashme edhe vitin e kaluar, kështu që sigurisht kjo nuk është asgjë e re, raporton GSM Arena,