Google do të paguajë 1 miliard dollarë për taksat evropiane
Gjiganti amerikan i Internetit, Google ka rënë dakord për një zgjidhje totale prej 1 miliard dollarë (945 milion euro) për të zgjidhur një mosmarrëveshje tatimore në Francë, nën një marrëveshje të shpallur në gjykatë të enjten.
Kompania do të paguajë një gjobë prej 548 milionë dollarë (500 milionë euro) për shmangien e taksave, si dhe 465 milion euro të tjera për të shlyer kërkesat me autoritetet tatimore franceze.
Hetuesit francezë janë përpjekur të përcaktojnë nëse Google, selia evropiane e të cilit është me qendër në Dublin, nuk ia ka paguar detyrimet e tij shtetit, duke shmangur deklarimin e pjesëve të aktiviteteve të tij në vend.
Google, pjesë e Alphabet Inc, paguan pak taksë në shumicën e vendeve evropiane sepse raporton pothuajse të gjitha shitjet në Irlandë.
Kjo është e mundur falë një zbrazëtie në ligjin ndërkombëtar të taksave, por varet nga stafi në Dublin që lidh të gjitha kontratat e shitjes.