Goli i Messit ndaj Liverpool zgjidhet goli i sezonit në Ligë të Kampionëve
09/08/2019, 14:37
Messi ishte në formë të lartë duke realizuar dy gola në ndeshjen e parë gjysmëfinal ndaj Liverpool.
Madje, njëri gol ngriti të gjithë shikuesit në këmbë, kur argjentinasi realizoi nga gjuajtja e lirë nga një distancë e largët, duke mposhtur portierin Alisson.
Tash, ai gol është zgjedhur si goli më i bukur i sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve.
Shijojeni edhe një herë këtë “perlë”.