Goli i Dele Alli ndaj Unitedit po cilësohet si njëri nga më të mirët e sezonit (Video)
Dele Alli shënoi një gol të bukur në humbjen e Tottenham Hotspur nga Manchester Unitedi.
Tottenhami u mposht në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat të ngushtë 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 15-të në Ligën Premier.
Alli bëri një ‘prekje magjike’ të topit duke shmangur për mrekulli dyshen e Unitedit, Ashley Young dhe Fred pastaj për të shënuar golin e barazimit.
Kjo lëvizje dhe goli i shënuar i anglezit kanë bërë që Alli të pushtoj rrjetet sociale me tifozë që e kanë komentuar jashtë mase veprimin. /FaktePlus