Gold AG viziton Thaçin dhe Veselin: Takova dy zemërluanët e UÇK-së

Reperi Arian Agushi i njohur me emrin artistik Gold AG, ka takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Gold AG ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit prej 4 orëve ai është takuar me ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin si dhe ka takuar edhe Nasim Haradinajn.
Ai ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe si e tillë luftëtarët e saj do të triumfojnë.
“Gjatë vizitës takuam nga afër edhe dy ZEMËR LUANËT E UÇK-së, presidentin e Kosovës z.Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit z.Kadri Veseli. T’fala tonve anej ishte fjala e secilit pasi u ndamë. Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri tjetrit. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë’, ka shkruar ndër të tjerash Gold AG.
Postimi i plotë i Gold AG, pa ndërhyrje:
Sot së bashku me vllaun tem Ridvan Tahiri Riki ishim në vizitë te LUANI i UÇK-së gjeneral Nasim Haradinaj. Ai 4 orët e takimit na bëri të na duken 4 minuta dhe na priti i buzëqeshur sikur ta takonim në Gllogjan të Dukagjinit. Gjatë vizitës takuam nga afër edhe dy ZEMËR LUANËT E UÇK-së, presidentin e Kosovës z.Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit z.Kadri Veseli.
T’fala tonve anej ishte fjala e secilit pasi u ndamë. Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri tjetrit.
Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë.
LIRIA KA EMËR