Glauk Konjufca-Bekë Berishës: Shuj, rri aty, mos fol…
Ministri i Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca është ndërprerë nga deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, për pak momente derisa fliste në foltoren e Kuvendit.
Mirëpo, numri dy i Vetëvendosjes s’ka duruar duke i thënë që mos ta ndërpresë.
“Ani Beka po fol për diktaturë, shuj Bekë rri aty, mos fol”, ka thënë ai.
Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar të debatohet derisa janë mbledhur në seancë të jashtëzakonshme për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.