Gjyqtarja italiane në telashe, i vodhët telefoni dhe i publikohen pamje erotike në internet
Diana Di Meo, gjyqtarja e futbollit nga Italia, u gjend në telashe të mëdha dhe në situatën më të vështirë në jetë pas publikimit dhe incizimeve të saj private.
22-vjeçarja ka thënë se dikush ka vjedhur incizime private dhe fotografi nga telefoni i saj.
Madje, pamjet ishin publikuar në internet dhe gjithçka përfundoi në platformën “OnlyFans”.
“E di se njerëzit që përhapin ato pamje pasurohen. Dikush ka përhapur edhe spekulime absurde. Njerëzit më shkruanin në rrjetet sociale. Jam viktimë e një krimi dhe nuk dorëzohem derisa ata që e kanë bërë këtë të dënohen”, ka thënë ajo pas skandalit të saj.