Gjyqtari kosovar shërohet nga Koronavirusi
Gjyqtari kosovar, Ilir Mehmeti ka bërë të ditur se është shëruar plotësisht nga koronavirusi.
Ai kishte qëndruar për 14 ditë në vetëizolim, por në testimet e fundit, ka rezultuar negativ.
Gjyqtari nga Superliga e Kosovës e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Te nderuar. Pas 14 ditësh qëndrimi ne izolim pas rezultatit pozitiv me Covid 19, ne ritestimin e bere sot kam rezultuar NEGATIV”.
“Faleminderit te gjithëve pre mbështetje. Kujdes po, panik jo”, ka shkruar ai.