Gjyqtarët që do ta drejtojnë takimin mes Kosovës dhe Bullgarisë
Të hënën në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, duke filluar prej orës 20.45, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro2020’ kundër Bullgarisë.
Këtë ndeshje do ta drejtojnë gjyqtarët nga Lituania, ndërsa kryesor do të jetë Gediminas Mazeika.