Gjykimi i UÇK-së, s’ndalen ftesat nga Specialja (VIDEO)
Gjykata Speciale me seli në Hagë po vazhdon të dërgojë ftesa për ish- luftëtarët e UÇK-së, por edhe persona tjerë që nuk kanë qenë të përfshirë në luftë.
Në mëngjesin e sotëm, ftesë nga Specialja mori edhe ish- deputeti dhe ish- rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi.
Po ashtu sot ftesë mori edhe i dënuari për rastin “Bllaca 2”, Shaban Syla, si dhe ish- ushtari i UÇK-së, Jetullah Krasniqi
Gjatë ditës së djeshme Specialja, ka ftuar për intervistim edhe ish- komandantin e UÇK-së, Azem Sylën, si dhe Naim Miftarin dhe Isni Kilajn.
Të premten ftesë nga Specialja ka marrë edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Nuredin Ibishi.
Ndërsa, gjatë së enjte Specialja, ka ftuar edhe ish- komandantin e FSK-së, Kadri Kastratin si dhe ish- ushtarin e UÇK-së, Salih Mustafën.
Të mërkurën nga kjo gjykatë është ftuar edhe ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Gjatë së martës, së javës së kaluar Specialja ka dërguar edhe tri ftesa të tjera për ish-ushtarët e UÇK-së.
Bëhet fjalë për Fadil Bekën, i cili gjatë kohës së luftës ka shërbyer si mjek i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, si dhe për dy ish- pjesëtarët e UÇK-së, Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka paralajmëruar që deri në gjysmën e nëntorit priten edhe shumë ftesa të tjera nga Specialja.
Për një javë kjo gjykatë ka dërguar rreth 30 ftesa për ish- luftëtarët e UÇK-së, e prej fillimit numri i ftesave ka shkuar mbi 100./FaktePlus/