Gjykatësit mblidhen urgjentisht
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme.
Arsyeja e kësaj mbledhje sipas njoftimit të KGJK-së, janë “Masat e gjyqësorit lidhur me situatën aktuale të krijuar nga Pandemia koronavirus (COVID-19)”.
Mbledhja e jashtëzakonshme do të mbahet sot në ora 13:30.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), mban sot mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e tij për të diskutuar “Masat e gjyqësorit lidhur me situatën aktuale – Pandemia Corona Virus (COVID-19)”. Mbledhja do të mbahet sot, me datë 12 mars 2020, e enjte, duke filluar nga ora 13:30. Me mirëkuptim nga mediat, kërkojmë që mos të jenë të pranishme në këtë takim për shkaqe sigurie”, thuhet në njoftim./FaktePlus