Gjykata Speciale i çon ftesë edhe një ish-luftëtar të UÇK-së
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka njoftuar se Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë ish-veteranit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Bytyqi.
“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, ka shkruar Gucati përcjellë FaktePlus.