Gjykata Speciale fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së
Hysni Gucati, kryetar i OVL – UÇK ka njoftuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale edhe Burim Fazliu.
Përmes një shkrimi në Facebook Gucati ka shkruar se sot kanë marrë ftesë Burim Fazliu dhe Selim Krasniqi, të dy nga Zona Operative e Pashtrikut.
“I ftuar nga Gjykata Speciale është Burim Fazliu cilësinë e dëshmitarit edhe Selim Krasniqi cilësinë e të dyshuarit nga Zona Operative e Pashtrikut”, ka shkruar ai./FaktePlus