Gjykata Speciale fton edhe ish-komandantin e UÇK-së dhe TMK-së
Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren Selim Krasniqi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
“Mu komunikua gojarisht ftesa për në Hagë, por unë personalisht kërkova që çdo veprim të jetë zyrtar e në rrugë ligjore”, tregon Krasniqi.
“Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare. Jam shumë krenar që isha pjesë aktive që nga fillimi, duke derdhur gjak e djersë”.