Gjykata Speciale e thërret dizajnuesin e emblemës së UÇK-së
Gjykata Speciale me seli në Hagë ka bërë edhe ftesën e radhës. Avokati Gafurr Elshani është thirrur nga Specialja në cilësinë e dëshmitarit.
Kjo u bë e ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Tutje u tha se Elshani ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftë dhe njëri nga figurat e rëndësishme të LPK-së dhe UÇK-së.
“Gafurr Elshani është dizajneri i Emblemës së UÇK-së dhe autor i librit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botuar gjatë luftës.Ai gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së”, u tha tutje nga OVL-UÇK.
Prokurori i Dhomave të Specializuar tashmë ka përgatitur aktakuzat e para, teksa mbrëmë u bë publike edhe lista e avokatëve mbrojtës të licencuar./FaktePlus