Gjykata Speciale e Hagës fton edhe ish- gazetarin e ambasadorin e Kosovës
Gjykata Speciale me seli në Hagë e ka ftuar për intervistim edhe ish- gazetarin, publicistin, përkthyesin e shumë veprave, Avni Spahiun, i cili ka qenë për shumë vite njeri i afërt i presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.
Këtë e ka konfirmuar vetë Spahiu për Klan Kosovën, ndërsa ka treguar se është ftuar si dëshmitar për kohën e viteve ’98-, sa ishte kryeredaktor në gazetën “Bujku”.
Avni Spahiu ka bartur edhe postin e Ambasadorit të parë të Kosovës në Washington, si dhe në Ankara të Turqisë.