Gjykata sot merr vendim për vrasësin e policit në Zhur
Gjykata Themelore në Prizren është duke mbajtur seancën mbi masën e paraburgimit të Iran Badallit, të dyshuarit kryesor për rastin tragjik të së martës në Zhur të Prizrenit.
Badalli u arrestua menjëherë, derisa ai njihet për të kaluarën e tij kriminale, ku ka një numër të madh veprash penale, përfshirë këtu akuzat për vjedhje të shërbimeve komunale, dhunë në familje, vjedhje të pyllit, e kanosje.
Kujtojmë se Njësiti antidrogë në Prizren, të martën ishte duke zhvilluar një aksion në shtëpinë e I.B derisa gjatë bastisjes hasi në një shpërthim eksploziv, ku mbeti i vdekur polici, Sami Thaçi, ndërsa u lënduan dy të tjerë, Artur Mrasori e Jetmir Hasanaj, përshirë edhe një fëmijë 9- vjeçar, e që është i të të pandehurit./FaktePlus