Gjuriq: Vrasja e Ivanoviqit plagë e popullit serb në Kosovë
Dy vjet pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, udhëheqësit të Iniciativës Qytetare SDP, kjo mbetet një plagë e hapur e të gjithë popullit serb në Kosovë dhe më gjerë.
Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq,
“Është një tragjedi për familjen dhe shkon në ndërgjegjen e të gjithë atyre që janë duke u përpjekur të keqpërdorin këtë rast për qëllime politike,” tha ai për Tanjug.
Politikani serb, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të 2018-ës para zyrës së partisë së tij Iniciativa Qytetare SDP në veri të Mitrovicës./FaktePlus