Gjuriq: Kurti nuk do bisedime, do poshtërimin e Serbisë
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriqi, thotë se kryeministri i ri i Kosovës, Albiun Kurti nuk dëshiron kurrfarë marrëveshjeje me Serbinë por vetëm do “kapitullimin poshtërues” të saj.
Tanjug citon atë të ketë thënë se kjo gjë “nuk do të ndodhë kurrë”.
“Albin Kurti me fjalët e tij ka treguar se ai nuk dëshiron kurrfarë marrëveshjeje me Serbinë, as që dëshiron bisedime të mirëfillta, por vetëm dëshiron kapitullim poshtërues për Serbinë”, i ka thënë Gjuriq Tanjugut.
Sipas medias serbe, deklarata e Gjuriqit vjen pas mesazhit të djeshëm të Kurtit për presidentin e Serbisë, Vuçiq, se nuk mund të ketë marrëveshje nëse qasja e Serbisë është se “ne duhet të fitojmë diçka”.