Gjuriq iu bën thirrje serbëve të Kosovës që të respektojnë masat e Beogradit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve serbë të veriut të Kosovës që të respektojnë ndalimet që ka vendosur Beogradi.
Ai kërkoi që ata të respektojnë një masë të rreptë të ndalimit për 24 orë dhe të gjitha masat e tjera të përcaktuara nga shtabet e krizave.
“Unë iu them njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre gjatë festave të Pashkëve. Është mënyra e vetme për të mbrojtur jetën e të dashurve tanë dhe për të siguruar që të gjithë ne të jemi bashkë për të mposhtur koronavirusin që ka pllakosur tërë botën, jo vetëm njerëzit tanë”m tha ai për TV Most të Zveçanit.