Gjuan me armë nën ndikimin e alkoolit, arrestohet serbi në Mitrovicën e Veriut
Është arrestuar një person në Mitrovicën e Veriut, pasi ka shtënë me armë zjarri nën ndikimin e alkoolit.
Policia ka njoftuar se i njëjti do të intervistohet pasi të këndellet.
Nuk është raportuar për të lënduar nga gjuajtja.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb , pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë zjarri. Nuk është raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari mbahet deri në këndellje më pas do të intervistohet dhe të vazhdohet me procedura tjera”, ka njoftuar PK-ja./FaktePlus