Gjuajtje me armë zjarri dhe me mjete të forta në Bare të Mitrovicës, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’.
Në incident është përdorur arma e zjarrit dhe mjetet e forta.
Rasti ka ndodhur në Bare të Mitrovicës.
Si pasojë e kësaj ngjarjes janë lënduar tre persona.
“Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vrasje në tentativë. Arrestimi i dy të dyshuarve V.B., 26 vjeçar dhe A.B., 33 vjeçar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme se rreth orës 17:00, në fshatin Bare të Mitrovicës si pasojë e përleshjes me mjete të forta u kanë shkaktuar lëndime trupore tre ankuesve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.
“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se nga të dyshuarit në drejtim të drejtim të ankuesve është shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarës në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë dhe një fishek”.
“Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra, me urdhër të prokurorit te rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat ‘Vrasje në Tentativë, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Armëmbajtje pa leje dhe Lëndim i lehtë trupor”.