Gjuajtje me armë nga vetura në lëvizje
21/09/2019, 14:12
Policia ka njoftuar se në Llapnasellë ka ndodhur një gjuajtje me armë, dyshohet nga një veturë në lëvizje.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e kalibrit 9mm e cila është konfiskuar si provë materiale.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti.