Gjuajte me armë mes policisë dhe hajnave në Fushë Kosovë
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është dashur që ta përdor armën e tij zyrtare ndaj dy personave pasi që këta dy të fundit kishin tentuar të vjedhin një vetur në një parking.
Ngjarja kishte filluar kur të dyshuarit kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një veturë me targa të huaja dhe pasi kanë vërejtur policinë ata kanë ikur.
Gjatë ikjes, të dyshuarit kishin tentuar t’i sulmonin zyrtain policorë meqë rast ky i fundit kishte përdor armën e zjarrit.
Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes
“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj, njëri prej tyre i identifikuar K/Shqiptar në parkingun e një marketi kanë tentuar që të kryejnë vjedhje në një veturë me targa gjermane, mirëpo pasi kanë vërejtur prezencën e një zyrtari policor, janë futur në një veturë dhe në ikje kanë tentuar t’a godasin viktimën-zyrtarin policor. Viktima në vetëmbrojte ka reaguar duke shtënë dy herë me armën zyrtare në drejtim të dyshuarve, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe IPK-ja të cilat janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.
Ngjarja ka ndodhur dje në Fushë Kosovë/FaktePlus