Gjuajnë me armë në aheng familjar, arrestohen dy persona në Pejë
olicia në Pejë ka arrestuar dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje. Të dyshuarit kishin gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar, ndërkaq videoja e këtij momenti i kishte rënë në duar policisë të cilët edhe i kanë identifikuar të dyshuarit.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra për informim e policisë së Pejës.
“Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me datën 20.01.2020, në Pejë, përmes rrugëve operative ka siguruar një video incizim i cili është shpërnda në rrjetet sociale, se dy të dyshuar me datën 18.01.2020, në fshatin Shkrel në Rugovë-Pejë në një aheng kanë gjuajtur me armë zjarri.
Me të marrë informatën e lartcekur, hetuesit e Stacionit Policor Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operativo-hetimore për identifikimin rrjedhimisht arrestimin e personave të dyshuar. Pas identifikimit të personave të dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar: · J.G. i lindur me (1985) m/k/sh · E.A. i lindur me (1988) m/k/sh”, thekson policia.
Po ashtu, është bërë e ditur se nga të dyshuarit janë konfiskuar armë zjarri dhe fishekë.
“Tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një (1) pistoletë e tipit mod. 35. auto, cal 8mm, një (1) pistoletë P.A.K. model BLOË TR17, cal 9 mm, një (1) fishek 9mm”, thekson policia.
Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.