Gjoshi: Serbia është dera e vetme e hapur për Albin Kurtin
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar kryeministrin e shkarkuar Albin Kurti për mungesën e bashkëpunimit ndaj coronavirusit me Shqipërisë dhe shtetet mike, por vetëm me shtetin serb.
Gjoshi ka shkruar në Facebook se derisa Albin Kurti ishte opozitë e kishte plotë gojën bashkim kombëtar, ndërsa tani si kryeministër po bashkëpunon vetëm me Serbinë.
Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:
Janë bërë më shumë se një muaj prej ditës kur Kosova dhe Shqipëria ka shënuar rastin e parë me Covid 19.
Kryeministri “ynë” Albin K. që dikur mashtronte qytetarët duke u premtuar Bashkimin Kombëtar, asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë për Shqipërinë. Ai nuk ka shfaqur as interesimin më të vogël për gjendjen atje. Komunikimi mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare është në pikën zero.
Nuk imagjinohet dot shpërfillja që Albin K. po i bën Shqipërisë dhe gjendjes atje.
Kush do ta besonte që Serbia do të ishte dera e vetme e hapur për Albin K. në këto kohë të vështira? Unë personalisht nuk e kisha imagjimuar asnjëherë.
Pasi që gënjyen për numrin e testeve që kanë në dispozicion, para pak momentesh Ministria e Shëndetësisë paska konfirmuar se do të pranojnë nga Serbia 1 000 teste për koronavirus.
Fatkeqsisht kjo Qeveri ka mungesë totale të informacionit dhe ne akoma nuk e dijmë nëse këto teste janë të dedikuara vetëm për komunat me shumicë serbe apo mund të përdoren nga IKShP-ja kurdo që i duhen.
Megjithkëtë, kjo nuk është çështja thelbësore.
Është shqetësuese ta dijmë se pse po bashkëpunojnë kaq lehtë Albin K. dhe Qeveria e Serbisë? Ne nuk e dijmë pse po ndodhë ky bashkëpunim kur Albin K. të gjithë fjalorin publik politik e ka pasur të mbushur kundër shtetit të Serbisë.
Ky nuk është shqetësimi i vetëm.
Shqetësimi tjetër është se Serbia ka mbetur dera e vetme e hapur për një kryeministër të Kosovës.