Gjoshi i PDK-së, Kurtit: Më lehtë e ke pasur t’i arrestosh 80 deputetë sesa t’ua kufizosh lëvizjen qytetarëve
Gjoshi i ka thënë Kurtit se nuk ka qenë i nevojshëm një vendim i tillë dhe se Kurti do ta kishte më të lehtë t’i arrestonte 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës për të mbrojtur pushtetin e tij.
“Sigurisht se ti nuk i arreston 29 deputetët e VV-së dhe as 10 të Listës Serbe të që kanë mbetur bashkëpunëtorët e vetëm me Vjosa Osmanin”, ka thënë Goshi.
Ky është postimi i tij:
Albin K. nuk ke pasur nevojë të marrësh vendim për orën policore për të pamundësuar lëvizjen e qytetarëve dhe deputetëve.
Mund të mos kishte tentuar të fshiheshe si frikacak pas fjalëve, ashtu siç ke bërë gjithmonë.
Po ta bëj më të thjesht – Mund të kishe marrë një vendim për arrestimin e 80 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sigurisht se ti nuk i arreston 29 deputetët e VV-së dhe as 10 të Listës Serbe që të kanë mbetur bashkëpunëtorët e vetëm me Vjosa Osmanin.
Mjerisht këta janë të vetmit bashkëpunëtorë që të kanë mbetur, sepse askush nuk pranon t’i bashkohet luftës tënde të rrezikshme për mbrojtjen e pushtetit.
Sigurisht se ju nuk shqetësoheni për Kushtetutën dhe Ligjet që janë themele të funksionimit të shtetit të Kosovës. Ju nuk mund të shqetësoheni për diçka që e keni luftuar çdo ditë. Ju e keni luftuar shtetin e Kosovës po aq sa e kanë luftuar Aleksandër Vuqiqi, Ivica Daqiqi e Marko Gjuriqi.
Por, kjo nuk do t’iu shpëtojë nga përgjegjësia historike që keni në këtë kohë krize për rrezikimin e ekzistencës së shtetit demokratike të Kosovës. Ju tashmë i keni siguruar vetës një vend në histori – atje ku qëndrojnë palaqot. Po-po, palaqot që dështuan të imitojnë liderët diktatorialë të botës të cilët me çmendurinë e tyre shkatërruan popujt e vet.