Gjithçka që mund të gjeni në “Tregun Mobil” (VIDEO)
Ushqime nga më të ndryshmet, pemë, perime, por edhe punime artizanale, e çka jo tjetër që janë të përgatitura nga duart e banorëve nga zona të ndryshme të vendit, mund t’i gjeni në “Tregun Mobil” të kryeqytetit.
Brenda shtatë ditëve të javës ky treg vendoset në lokacione të ndryshme të Prishtinës dhe aty qytetarët mund të blejnë prodhimet e freskëta të bujqve vendorë dhe atyre të rajonit.
E prodhuesit dhe shitësit thonë se tregu ka qenë një mundësi e mirë për ta, pasi që u ka ndihmuar të promovojnë e shesin produktet vendore.
Ndërsa aty kishte edhe pije interesante që ndihmojnë në shëndetin e njeriut.
Në tregun mobil madje ka edhe shumë punime artizanale të cilat tregojnë traditën e shqiptarëve, dhe zotësinë e tyre për punime dore.
“Tregu Mobil” në kryeqytet është projekt i realizuar që sa kohë falë bashkëpunimit mes Komunës së Prishtinës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, zyrë kjo e cila ka dhënë shumën më të madhe të parave prej gati gjysmë milioni euro për ta funksionalizuar këtë treg./FaktePlus