Gjithçka që dihet për vrasjen brenda familjes në Fushë Kosovë
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, i dyshuari është arrestuar.
Brenda kësaj shtëpie në Fushë Kosovë, dyshohet se ndodhi një ngjarje e rëndë.
Të hënën pasdite aty djali sulmoi me sëpatë babain e tij, duke e lënë të vdekur.
E me të marrë vesh lajmin, Policia doli në vendin e ngjarjes dhe rrethoi shtëpine e viktimës dhe të të dyshuarit, duke e arrestuar këtë të fundit.
Aty u panë edhe të afërm të të ndjerit të cilët ishin të shokuar nga ky rast.
Nderkohë, zëdhënësi Daut Hoxha tregoi se cilat janë dyshimet e para të policisë për ngjarjen e ndodhur mes djalit 40-vjeçar dhe të atit 72-vjeçar.
E në vendin e ngjarjes u gjet edhe mjeti i mprehtë me të cilin dyshohet se 40 vjecari kreu krimin e rëndë.
E pasi u moren provat e nevojshme për të kryer hetimet në lidhje me këtë rast, ekipi i forenzikës nxori trupin e pajetë të 72-vjeçarit.
Sipas dëshmitarëve që kanë folur prapa kamerave për T7, nuk ishte hera e parë që brenda kësaj familje kishte mosmarrëveshje.
Trupi i pajetë tashmë është dërguar për obduksion në institutin e mjekësisë ligjore.
FaktePlus më herët raportoi se bëhet fjalë për një vrasje që ka ndodhur brenda familjes. Më saktësisht merret vesh se djali ka vrarë babain e tij.
FaktePlus po ashtu mëson se i dyshuari ka probleme mentale.