Gjini: Bujqit janë ata që do ta mbajnë gjallë ekonominë, të zgjaten orët e punës në bujqësi
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta shkurtojë kohën e izolimit dhe të zgjaten orët e punës në bujqësi.
Në një status në Facebook, Gjini shkruan po ashtu se bujqit dhe fermerët do të jenë ata “që do ta mbajnë gjallë ekonominë dhe do ta sigurojnë ushqimin”.“Ajo që po duket se do të ndodhë këtë verë është si vijon: 1. Tregëtia ndërkombëtare do të jetë seriozisht e ngadalësuar; 2. Grurë dhe mallra strategjike të konsumit ushqimorë do të ketë mjaftueshëm por do të ketë mungesë të pemëve perimeve dhe me gjasë të produkteve të mishit; 3. Si pasojë, do të rriten çmimet e këtyre produkteve”, shkruan Gjini në Facebook.
Ai shkruan se në këtë kohë të karantimimit “janë të gjitha mundësitë”.“Qeveria e Kosovës duhet ta shkurtojë kohën e izolimit, prej orës 6 në mëngjes deri në ora 8 në mbrëmje. Të zgjaten orët e punës në bujqësi”, shkruan ai.