Gjilani tregon bilancin e të infektuarve, të shëruarve dhe të vdekurve nga COVID-19
Komuna e Gjilanit deri më tani ka të infektuar 143 persona, ndërkaq 63 raste janë aktive.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.
Ismajli deri sa ka treguar bilancin e të infektuarve dhe të të shëruarve nga COVID-19 deri më tani, ai tregon se nga kjo komunë deri më tani janë 4 persona që nuk kanë arritur ta mundin këtë virus.
“Nga rezultatet e publikuara mbrëmë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, nga Komuna e Gjilanit kemi edhe 8 raste pozitive me COVID19 dhe 7 raste të shëruara plotësisht. Ndërsa, gjithsej deri më tani, të rezultuar me COVID19 nga Gjilani kemi në total 210 raste. Nga këto raste, të shëruar të plotë janë 143 raste, dhe fatkeqësisht, të vdekur kemi 4 persona. Ndërsa, raste aktive, kemi 63 raste”, shkruan Ismajli, përcjellë FaktePlus.
Tutje, Ismajli ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat.
“Ju ftojmë që t’i respektoni masat e dhëna, duke e mbajtur maskën, distancën, dhe duke e mbajtur higjienën e duarve. Këto janë tri shtyllat kryesore të cilat e parandalojnë përhapjen e këtij virusi. Ky virus nuk ka as këmbë e as duar. Nuk mund ta shohim. Andaj, bëni kujdes, dhe ruani familjet e sidomos të moshuarit të cilët janë më të ndjeshmit ndaj tij”, përfundon njoftimi i Ismajlit drejtuar qytetarëve.
E numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese
Sot më 06 korrik 2020, janë shëruar 44 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.946 raste, kurse raste aktive 1.678.