Gjilani në pritje të rezultateve për 100 mostra për Koronavirus
Mbrëmë në Gjilan nuk pati asnjë të infektuar me COVID-19, ndërsa sot janë në pritje të rezultateve të 100 mostrave më këtë virus.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“#Dita119. Gjilani është në pritje të rezultatet e 100 mostrave për COVID19. Më 7 korrik janë marrë 33 mostra, më 8 korrik – 49 mostra, ndërkaq më 9 korrik – 18 mostra. Pritjet tona janë për një rritje sepse kemi njohuri për burimet dhe kontaktet e tyre”, ka shkruar Haziri, përcjellë FaktePlus.
Ai ka treguar se në Spitalin e Gjilanit po trajtohen 12 pacientë. Por janë edhe dy gjilanas që po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.
“Spitali i Gjilanit po i trajton 12 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive në Prishtinë, i kemi 2 qytetarë që po luftojnë COVID19”, tregon Haziri.
Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në ‘facebook’, Haziri ka bërë thirrje edhe për kujdes e distancë sociale.
“Apeloj për kujdes e distancë sociale. Bashkë e fitojmë këtë lufte më të panjohurën. Kujdesu pak për veten dhe familjen!”, përfundon Haziri.