Gjilani në pritej të 4 rezultateve, gjendja e të infektuarve me koronavirus është stabile
Edhe katër mostra për testim nga Gjilani janë dërguar në Institutin e Shëndetit Publik dhe pritet të dalin sonte. Ndërkohë gjendja e të infektuarve me Covid-19 në këtë komunë është stabile.
Kështu ka thënë nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.
Ismajli ka thënë se gjendja shëndetësore e të infektuarve nga kjo komunë edhe e atyre që po trajtohen në shtëpi edhe atyre në Klinikën Infektive është stabile.
“Po jemi në kontakte të Vazhdueshme me Qendrën Rajonale të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik. Dhe gjendja shëndetësore edhe të këtyre që janë në shtëpi por edhe atyre që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë është stabile dhe është e mirë. Një pjese e tyre nuk kanë as simptoma, përpos asaj që kanë dalur pozitiv në test”, ka thënë Ismaili.
Ai ka thënë se janë në prite të 4 mostrave, rezultatet e të cilave pritet të publikohen sonte.
“Dje janë marr disa mostra nga qytetarët që kanë pas kontakt me rasti e “Bondsteel”, mirëpo kanë dal negativ. Nëse nuk gabojë dje janë bërë 4 teste. Edhe sot janë bërë 4, rezultatet e të cilëve pritet të dalin sonte në mbrëmje”, ka thënë tutje ai.
Sa i përket masave të reja të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, Ismajli ka thënë se qytetaret e Gjilanit janë duke i respektuar, mirëpo ka thënë se shqetësuese është fakti se dje dhe sot shumë qytetarë kanë filluar të kërkojnë leje.
“Më shumë se që e kam pritur, qyteti është qet nuk ka njerëz shumë. Mirëpo është shqetësim sepse ngërzit kanë filluar të kërkojnë vërtetime për lëvizje. Kryesisht që kanë të sëmur në spitale, njerëzit që janë me dializë, njerëzit që kanë shoqërues, kanë të moshuar nëpër shtëpi. Ky është një problem serioz që na është paraqitur dje dhe sot”, ka thënë Ismajli.