U akuzua se ka dhunuar një të mitur, reagon për herë të parë reperi Gjiko
Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, ka tash e sa ditë që po përballet me një akuzë të rëndë.
Në disa media ka qarkulluar lajmi se ai pritej të dilte para gjykatës, nën një akuzë për dhunim nga një vajzë e mitur – rast i cili mendohet të ketë ndodhur në vitin 2015.
“Të nderuar familjarë dhe miq, gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre më një vajzë 15-vjeçare. Nuk kam mashtruar e as nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është shumë në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë sot, përmes shoqërisë së avokatisë ‘Kërveshi & Partners Laq Firm’ kam përgatitur dy paditë e para. Unë besoj se drejtësia do ta nxjerrë në pah pastërtinë time. Në fund, dua t’ju falënderoj të gjithë ata familjarë dhe miq që kanë gjetur kohë të më mbështesin, e unë ashtu siç nuk ju kam koritur kurrë, nuk kam me ju koritë as në të ardhmen”, ka shkruar GJiko në InstaStory.