Gjesti i policit i cili po bën xhiron e botës (Video)
Në një ditë me borë në Chelyabinsk të Rusisë, një qen priste me durim që të kalonte rrugën. Por, kjo ishte e pamundur për shkak të komunikacionit të dendur.
Për ta mundësuar këtë, u përkujdes një polic. Ai la veturën e policisë, për t’i mundësuar qenit kalimin e rrugës.
Ajo që bie në sy është edhe zgjuarsia e qenit pasi që me urdhrin e policit, fillon të kalojë rrugën.