Gjest i mirë – një biznes në Ferizaj uli çmimin e maskave
Si pasojë e panikës së krijuar nga pandemia e Koronavirusit, biznese të shumta po shfrytëzojnë rastin të rrisin çmimet e produkteve mbrojtëse si dezinfektues, maska mbrojtëse dhe alkool.
Por, jo të gjithë kanë mendjen vetëm tek përfitimi nga situata emergjente e krijuar në vend.
Një gjest e shembull i mirë është dhënë nga një biznes në komunën e Ferizajt.
Në këtë qytet është një biznes që është senzibilizuar me popullatën dhe jo që nuk ka rritur çmimet, por ka bërë ulje në produktin që këtyre ditëve po kërkohet më së shumti.
Deri sa nëpër shumicën e barnatoreve tashmë nuk gjenden, kurse aty ku ka çmimet janë rritur, është “NTP Zemi” në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj që ka ulur çmimin e maskave.
ZBBRITJE – ULJE e çmimit të maskaveNga 4 Euro për 10 Copa – tani ka ULJE dhe çmimi është 2.5 euro për 10 Copa
Julkaissut Ntp-Zemi Ferizaj Perjantaina 13. maaliskuuta 2020
Kujtojmë se institucionet e vendit ju kanë bërë thirrje bizneseve që mos të rrisin çmimet këtyre ditëve. Madje, ministri i Financave dhe Transfereve, në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë publik një numër ku mund të drejtohen qytetarët për të njoftuar lidhur me rritjen e çmimeve.
Thirrjet e qytetarëve për të raportuar në ATK mund të bëhet në numrin pa-pagësë 0800 80 800 dhe në numrin tjetër me-pagesë 038 222 165./FaktePlus