Gjermania vazhdon të ndihmojë bujqësinë e Kosovës
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo takoi Ministren e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Julia Klockner, gjatë takimit të organizaur nga SWG me ministrat e bujqësisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë këtyre takimeve u bisedua për mundësinë e përkrahjes së Kosovës nga Republika Federale e Gjermanisë përmes projekteve të ndryshme, duke avancuar kështu edhe më shumë sektorin e bujqësisë në vendin tonë.
“ Ministrja gjermane Klockner u zotua se do të vazhdoj përkrahjen për Kosovën, si dhe do të ndihmoj sektorin e bujqësisë që të avancoj më shumë në procesin e integrimit evropian, konkretisht në mbarëvajtjen dhe përmbushjen e obligimeve që vijojnë nga procesi i MSA”
“ Ministri Rikalo me këtë rast ka falënderuar znj. Klockner për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen që po ofron shteti gjerman për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, i cili sipas tij ka qenë shumë konkret përmes Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe GIZ-it gjerman. Kështu, Ministri Rikalo u shpreh i gatshëm për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin me shtetin gjerman për realizimin e projekteve të ndryshme bujqësore, të cilat kanë për qëllim avancimin e sektorit bujqësor sipas praktikave më të mira evropiane”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga MBPZhR-ja.
Takimi i Ministrit Rikalo me homologen e tij gjermane u realizua në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “International Green Week” në të cilin po marrin pjesë ministrat e bujqësisë nga vende të ndryshme të botës.