Gjermania shënon rekord ditor të rasteve me COVID-19
Agjencia për kontrollin e sëmundjeve e Gjermanisë ka raportuar të premten se vendi ka shënuar rekord ditor të rasteve me COVID-19, me gjithsej 18,681. Rastet e reja e çojnë totalin në gati gjysmë milioni.
Autoritetet gjermane kanë vënë Austrinë dhe Italinë në listën e vendeve me rrezik të lartë për koronavirus.
Udhëtarët e kthyer në Gjermani nga rajonet në listën e vendeve me rrezik për infektim, duhet të qëndrojnë në izolim 14-ditor dhe të bëjnë testin për COVID-19, raporton AP.