Gjermania shënon dy viktima të Covid-19 për 24 orë
Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar dy të vdekur nga koronavirusi.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,352, shkruan The Guardian.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 948 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në mbi 260 mijë.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.