Gjermania kërkon deri në 60 mijë vozitës të kamionëve
Gjermania ka mungesë të madhe të vozitësve të kamionave.
Kjo mungesë sipas raportimeve të mediave gjermane lidhet me kushtet e punës në sektorin e transportimit të mallrave, të cilat sipas të punësuarve nuk janë dhe aq të favorshme.
Kërkesa për vozitës është e konsiderueshme.
Numri i vendeve të zbrazëta sillet nga 45 mijë deri në 60 mijë, raporton media gjermane ZDF.
Sipas Shoqatës për Transport të Mallrave dhe Logjistikë në Gjermani, mungesa e një numri të madh mund të shkaktoj kolapsin e këtij sektori gjigand.
Kjo mund të ketë edhe efekte në aspekte tjera ekonomike për qytetarët gjerman, sepse shumë biznese mund të mbesin pa mallra, sidomos ato ushqimore.
Premtimet e kësaj shoqate janë se do të përmirësohen kushtet e punës.
Por ka edhe kërkesa tjera të kësaj organizate sepse dëshirojnë numër më të madh të gjinisë femërore të punësuar në këtë pjesë.
Sipas llogaritjeve vetëm 1.7 përqind e të punësuarve janë femra.