Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në luftimin e krimit
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka takuar Ambsadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.
Mustafa dhe Heldt, biseduan për bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e sigurisë, në avancimin e institucioneve të sigurisë për luftimin e krimit të organizuar.
I pari i MPB-së e ka falënderuar diplomatin gjerman, për ndihmën e dhënë nga shteti i tij për Ministrinë e Brendshme dhe agjencitë e saj.
Ndërkaq Ambasadori theksoi se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në afrimin me standardet e BE-së në të gjitha sferat të sigurisë publike.